Umberto Eco
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Umberto Eco | |
|---|---|
Umberto Eco më 2005 | |
| Born | 5 janar 1932 |
| Died | 19 shkurt 2016 |
| Nationality | italian |
| Genre | romancier, eseist, kritik |

Umberto Eco (Alessandria, 5 janar 1932 - Milano, 19 shkurt 2016)[1][2][3] ishte një shkrimtar, filozof, kritik letrar, semiolog dhe profesor universiteti italian. Njihet më së shumti për romanin e tij të 1980 Il nome della rosa, më pas shkruajti romane të tjera si Il pendolo di Foucault dhe L'isola del giorno prima. Romani i tij Il cimitero di Praga, botuar më 2010, kryesoi listën e librave më të shitur në Itali.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eco ka lindur në qytetin e Aleksandrisë, në Piemonte. I ati i tij, Gjulio ishte një llogaritar para qeverisë e cila e thirri atë të punoje në 3 lufta. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Umberto dhe nëna e tij, Xhovana, u shpërngulen në një fshat në Piemont, në mal. Eko mori një kulturë tjetër dhe ai bëri referenca ne shitje dhe dhuroi në punën e tij dhe ne intervista. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Romani i tij më i njohur është "Emri i trëndafilit" ("Il nome della rosa", 1980).
Ai është një intelektual i mistershëm. Novela e tij në vitin 1988 "Il pendolo di Foucault" e përshkruan atë si një person që kupton kodet e Da Vinçit.
Eko është president i Universitetit të Bolonjës dhe është person nderi në Kellogg College, University of Oxford. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese.
Studimet dhe karriera akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të shkollës së mesme, Eco studioi letërsi dhe filozofi në Universitetin e Torinos. Në vitin 1954 ai u diplomua me një punim mbi estetikën e Tomas Akuinit. Më vonë, disertacioni i tij u botua me titullin ‘’Il problema estetico in San Tommaso’’.[4]
Pas doktorimit, Eco punoi si redaktor kulturor në radiotelevizionin italian (RAI). Në të njëjtën kohë ai filloi karrierën akademike, duke ligjëruar fillimisht në Universitetin e Torinos, e më pas në Firence dhe Milano.[5]
Në vitin 1966 u emërua profesor i semiotikës në Politeknikun e Milanos. Dy vite më vonë botoi veprën ‘’La struttura assente’’ (“Struktura e munguar”), e cila së bashku me veprën e tij të mëparshme ‘’Opera aperta’’ (“Vepra e hapur”) konsiderohen ndër veprat më të rëndësishme të semiotikës moderne.[6]
Në vitin 1971 Eco u bë profesor në Universitetin e Bolonjës dhe u emërua profesori i parë i semiotikës në këtë universitet. Gjatë karrierës së tij akademike ai u mor kryesisht me teorinë e shenjave, estetikën, komunikimin, median dhe studimet kulturore.[5]
Përveç punës së tij shkencore, Eco shkruante rregullisht kolumna për revistën italiane ‘’L’Espresso’’, veçanërisht rubrikën e njohur ‘’La Bustina di Minerva’’[4]
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Veprat letrare
Eco u bë i njohur ndërkombëtarisht veçanërisht me romanin ''Emri i trëndafilit'' (1980). Ky roman kriminal historik zhvillohet në një manastir italian të shekullit XIV dhe kombinon elemente të filozofisë, teologjisë dhe studimeve letrare.
Romani u bë shumë i suksesshëm në nivel botëror dhe u përkthye në shumë gjuhë.[6]
Në vitin 1986 romani u ekranizua nën regjinë e Jean-Jacques Annaud. Rolin kryesor e luajti Sean Connery.[4]
Romani i tij i tretë "L' isola del giorno prima" (Ishulli i ditës së mëparshme), u botua në vitin 1994.[5]
- ↑ Umro Umberto Eco - Otišao je jedan od najvećih suvremenih pisaca i intelektualaca, autor romana 'Ime ruže' Arkivuar 21 shkurt 2016 tek Wayback Machine, Jutarnji list, objavljeno 20. veljače 2016., pristupljeno 20. veljače 2016.
- ↑ Umro slavni talijanski pisac i filozof Umberto Eco, Slobodna Dalmacija, objavljeno 20. veljače 2016., pristupljeno 20. veljače 2016.
- ↑ Umro je genijalni Umberto Eco, talijanski filozof, pisac i lingvist, Telegram, objavljeno 20. veljače 2016., pristupljeno 20. veljače 2016.
- 1 2 3 Thomson, Ian (2016-02-20). "Umberto Eco obituary". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2026-05-23.
- 1 2 3 "Umberto Eco - University of Bologna". www.unibo.it (në anglisht). Marrë më 2026-05-30.
- 1 2 "Umberto Eco | Biography, Books, The Name of the Rose, & Facts | Britannica". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 2026-05-30.